e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Volfsburgu ka 87% shanse, por Reali është i frikshëm në shtëpi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Volfsburgu ka 87% shanse, por Reali është i frikshëm në shtëpi

Volfsburgu ka marrë një fitore historike 2-0 në shtëpi, kundër Realit të Madridit, por që ajo të marrë më tepër vlera, duhet të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale. Për këtë arritje, historia u jep 87% shanse. volfsburguMë saktë, në Ligën e Kampioneve, ka ndodhur 15 herë që një ekip të fitojë 2-0 ndeshjen e parë. Prej tyre, në plot 13 raste kanë arritur të kualifikohen, ndërsa vetëm dy herë janë përmbysur. Bëhet fjalë për sezonin 2012/'13, kur Barcelona u mund 0-2 ndaj Milanit në takimin e parë dhe në kthim fitoi 4-0. Ndërsa precedenti tjetër lidhet me Mançester Junajtid që përmbysi 3-0 Olimpiakosin në edicionin 2013/'14.

- Reali i Madridit ndodhet në çerekfinale për të gjashtin sezon radhazi: ata janë kualifikuar më tej në 5 rastet e fundit. Rekordi i tyre europian në këtë fazë është 26 fitore dhe 6 humbje.

- Madrilenët i kanë fituar të katërta ndeshjet e këtij sezoni në shtëpi, përfshirë 2-0 ndaj Romës në 1/8-at dhe 8-0 në fazën e grupeve kundër Malmos në dhjetor, e cila është fitorja më e thellë në 24 vitet e historisë së Champions-it. Në total, në shtëpi ata kanë shënuar 15 gola dhe nuk kanë pë- suar asnjë.

- Rekordi i Realit në duelet me eliminim ndaj klubeve gjermane në kompeticionet e UEFA-s është 12 fitore dhe 8 humbje. Spanjollët kanë kaluar më tej në 4 përballjet e fundit ndaj ekipeve të Bundesligës, duke shënuar plot 22 gola gjatë kësaj serie suksesi.

- "Galaktikët" e humbën ndeshjen e fundit ndaj një ekipi gjerman (4-3 ndaj Shalkes) sezonin e shkuar në 1/8-at, por sërish arritën të kalojnë më tej sepse kishin fituar 2-0 në transfertë.

- Rekordi i Realit në shtëpi ndaj klubeve të Bundesligës është 22 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Në total ai është 28 fitore, 10 barazime dhe 23 humbje.

- Ata e kanë përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë në 22 raste, duke dështuar në 16 raste të tjera, përfshirë 5 të fundit.

- Volfsburgu merr pjesë në Champions për herë të dytë pas debutimit në 2009/'10. Por ata u kualifikuan për herë të parë këtë vit nga faza e grupeve.

- Skuadra e Diter Heking ka humbur vetëm 2 nga 9 transfertat e fundit europiane, duke fituar 5. - Klubi gjerman është kualifikuar në të katërta rastet e kompeticioneve të UEFA-s kur ata e kanë fituar ndeshjen e parë.

PRECEDENTËT
DY PËRMBYSJE TË REZULTATIT
2-0 NGA 15 RASTE GJITHSEJ
SEZONI 2012/'13
MILAN-BARCELONA 2-0
BARCELONA-MILAN 4-0
SEZONI 2013/'14
OLIMPIAKOS - MAN.JUNAJTID 2-0
MAN.JUNAJTID - OLIMPIAKOS