e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Modriç: Nuk ia dalim dot për 10 minuta, duhet durim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Modriç: Nuk ia dalim dot për 10 minuta, duhet durim

Luka Modriç ka kërkuar durim nga shokët e ekipit dhe tifozët. Ai paralajmëron një ndeshje të luftuar maksimalisht, por edhe që ka nevojë për perfeksion. modric"Volfsburgu është një skuadër shumë e fortë. Nuk është kualifikuar rastësisht në çerekfinale dhe jo më kot fitoi 2-0 ndaj nesh. Pa diskutim që kemi potencialin për ta përmbysur. Jemi Reali i Madridit dhe për ne nuk ka asgjë të pamundur. Por, duhet durim dhe perfeksion.

S'e përmbysim dot për 10-15 minuta, ndaj duhet të presim deri në vërshëllimën e fundit. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin që duhet të shënojmë dy gola më shumë, por edhe që të mos pësojmë. Një moment shpërqendrimi mund të na penalizonte shumë", deklaroi mesfushori kroat i madrilenëve.