e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vlore, vijojne prishjet e ndertimeve per Lungomaren

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vlore, vijojne prishjet e ndertimeve per Lungomaren

Vijon aksioni në Vlorë për prishjen e ndërtimeve, në zonën ku do të ndërtohet shëtitorja Lungomare në shtator të këtij viti. Vetëm sot u prishën katër ndërtime,  tre deri në katër katëshe, në zonën e Ujit të Ftohtë, nga mjetet e INUK-ut. Aksioni u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i INUK, Zydi Dajti. Kjo është faza e tretë e prishjeve të ndërtimeve, pa leje dhe me leje, e cila ka nisur para dhjetë ditësh, që nga zona e Skelës deri te Rrapi në Ujin e Ftohtë. Në këtë fazë është parashikuar prishja e 55 godinave midis të cilave, shtëpi banimi, lokale, hotele, që pengojnë zgjerimin e rrugës për vazhdimin e punimeve të shëtitores.