e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Del ne shitje dosja mjekesore e Schumacher-it

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Del ne shitje dosja mjekesore e Schumacher-it

Kartela e rezultateve mjekësore që lidhen me  gjendjen mjekësore të legjendës së  Formula 1, Michael Schumacher, kanë dalë në shitje, sipas njoftimit të menaxheres së tij. Menaxherja Sabine Kehm, tha se dokumentet të cilat rezultojnë të humbura, janë të vërteta.  Ajo tha se ato ishin "vjedhur në mënyrë të qartë" dhe paralajmëroi se do të ngrihen akuza penale nëse të tilla "fotografi konfidenciale" janë blerë ose publikuar.  Schumacher, 45-vjeç, ra në një gjendje kome pas një aksidenti me ski në dhjetor 2013, por tashmë ai është larguar nga spitali.

Nuk është e qartë se me çfarë lidhen ose çfarë përmbajnë të dhënat mjekësore. Megjithatë, në një deklaratë Kehm tha: "Për disa ditë dokumentet e vjedhura dhe të dhënat janë duke u ofruar për shitje, dhe ato  janë dosja mjekësore e Michael Schumacher. Ne nuk mund të gjykojmë nëse këto dokumente janë autentike. Megjithatë, është e qartë se dokumentet janë vjedhur. Vjedhja është raportuar."  Ajo theksoi se përmbajtja e ndonjë fotografie  në kartelën mjekësore, është krejtësisht private dhe konfidenciale dhe nuk duhet të vihet në dispozicion të publikut.