e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kupa e Botes, Uruguai dergon Italine ne shtepi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Botes, Uruguai dergon Italine ne shtepi

Largohet nga Kupa e Botës një tjetër skuadër që ka bërë histori, Italia, e cila humbi në ndeshjen ndaj Uruguain me rezultatin 0-1. Çudirat nuk kanë të sosur për këtë botëror. Azzurrët nuk arritën të nxjerrin rezultatin e nevojshëm për t’u kualifikuar. Uruguai shënoi fitoren e tij me rezultatin 1-0 në Arena das Dunas në Natal, e cila mjaftoi për këtë kombëtare që të merrte tri pikët dhe t’i bashkohej Kosta Rikës në të tetën e finales.

Gjatë pjesë së parë të ndeshjes, Azzurrët arritën të kontrollonin lojën dhe të zhvillonin një ndeshje të sigurt. La Celeste përpiqej me anë të kundërsulmeve dhe në përpjekje për të shfrytëzuar potencialin e dy sulmuesve të fuqishëm, Suarez e Cavani, për të ndëshkuar. Italianët nga ana tjetër bënë një lojë të qetë.

Ndërkohë në gjysmën e dytë, uruguaianët qenë më aktivë në arritjen e qëllimit për të kapur fitoren dhe për të vazhduar kështu më tutje në garën e Kupës së Botës.  Fillimisht, Claudio Marchisio u përjashtua me karton të kuq,  dhe më pas erdhi goli i fitores nga Diego Godin.