Vllaznia, presidenti Nava ne tribunen ultras ne ndeshjen hapese te Superliges
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Vllaznisë së Shkodrës, Roberto Nava do të ndjekë nga tribuna e ultrasve ndeshjen hapëse të Superligës shqiptare të futbollit. Përmes një komunikate zyrtare, “Gea Sport”, kompania që ka marrë në administrim Klubin e Futbollit Vllaznia, bën të ditur vendimin e presidentit të ri të Vllaznisë. “Në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit shqiptar të futbollit, Superligës, të cilën klubi shkodran do ta zhvillojë në ‘shtëpi’, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ dhe përballë do të ketë skuadrën e Kukësit, presidenti i Kf Vllaznia, Dr. Roberto Nava do e shohë tek tribuna e ultrasve pas porte”. Kjo, siç kuptohet, është një politikë e “Gea Sport” për të joshur tifozët shkodranë pas problemeve që klubi ka hasur gjatë kësaj vere. Kujtojmë se ndeshja e parë e Superligës shqiptare të futbollit do të luhet fundjavën e 23 dhe 24 shtatorit.