e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Henes, kthehet ne pastrues rrobash per te burgosurit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Henes, kthehet ne pastrues rrobash per te burgosurit

Jeta e ish-presidentit të ekipit legjendar të Bajern Mynih duket se ka marr tatëpjetën. Nëse një vit më parë Hënes ishte president i një ndër klubeve me te fuqishme të Evropës, sot do t’i duhet të vuaj dënimin e dhënë nga Gjykata gjermane për 3 vjet e gjysmë. Dhe jo vetëm kaq, pasi atij do t’i duhet edhe të punoj.

Puna e cila do të kryej ish-numri një i bavarezëve nuk ka lidhje me profesionin të cilin ai e ka bërë për 20 vjet me radhë. Atij do t’i duhet të merret me uniformat e të burgosurve për një shifër simbolike, një euro dhe gjashtëmbëdhjetë cent ora.

Uli Hënes u dënua me 3 vjet e 6 muaj në datën 13 mars të këtij viti për vjedhjen 27 milionë eurove ndërkohë që nëse sillet mirë, sipas ligjeve gjermane ai ka mundësi të dalë më shpejt.