e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia, për herë të parë 3 fitore radhazi këtë sezon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia, për herë të parë 3 fitore radhazi këtë sezon

Vllaznia po kalon një moment shumë pozitiv. Me fitoren ditën e djeshme ndaj Bylisit, skuadra shkodrane ka arritur për herë të parë të koleksionojë 3 fitore radhazi në këtë sezon.vllaznia Një tregues i momentit të mirë që po kalon ekipi i Armando Cungut. Shkodranët kanë arritur të mundin Bylisin në një sfidë shumë vendimtare për ecurinë e sezonit, ndërsa një javë më parë arritën të fitonin edhe ndaj Tiranës në shtëpinë e tyre.

Përpara triumfit me bardheblutë e Ilir Dajës, djemtë e Cungut arritën një fitore me goleadë ndaj Tërbunit. Në 3 fitoret e fundit, Vllaznia ka arritur të mposhtë 2 rivalët direkt në luftën për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Më parë, nuk kishin arritur asnjëherë të fitonin 3 ndeshje radhazi.