e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tërbuni nuk heq dorë, sprinti final për mbijetesën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tërbuni nuk heq dorë, sprinti final për mbijetesën

Tërbuni në përballjen ndaj laçianëve ishte shumë pranë marrjes së tri pikëve, por, në mbyllje të 90 minutave, ekipi kundërshtar barazoi.terbuni1 Kjo gjë ia vështirëson pozitat Tërbunit për të qenë pjesë e Superligës në sezonin e ardhshëm, ku tani janë me një gjysmë këmbë në elitë dhe shpresojnë te ndonjë hap fals i kundërshtarëve.

Skuadra e Tërbunit, në tri fazat e para, nuk ka dhënë atë që pritej nga e gjithë tifozëria pukjane. Tërbuni koleksionoi tri fitore, pesë barazime dhe nëntëmbëdhjetë humbje. Vështirësia më e madhe për ekipin e Tërbunit është që u mungon lojtari gol.

Megjithatë, për të harruar gjithçka ka kaluar, mendon kreu i pankinës, i cili thotë së duhet të harrohet tani ai barazim me Laçin dhe të shohim përpara duke shpresuar te ndonjë hap fals i kundërshtarëve rivalë. Gjithashtu, ai kërkon nga të tijtë që të japin sa më shumë në këto përballje të kampionatit.

Edhe pse distanca është e madhe, Gjoni kujton që për të mbijetuar është gjithçka e mundur, pasi janë edhe nëntë takime dhe njëzet e shtatë pikë në lojë.

Në fundjavën që vjen, Tërbuni është mysafire në kryeqytet ndaj skuadrës së Tiranës dhe do t'i duhet shumë punë për ta kaluar me sukses këtë përballje. Megjithatë, ka një element që gjithsesi sjell optimizëm në ekip dhe është fakti që niveli i lojërave të zhvilluara është gjithmonë në rritje.