e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi kap Torinon nga brirët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi kap Torinon nga brirët

Pyetja tani është, kush do ta ndalojë këtë Juventus? Në Itali ndoshta asnjë, sepse ai kundër Torinos ishte rezultati i 20-të pozitiv radhazi (19 fitore dhe 1 barazim). Një udhëtim i çmendur, por perfekt.juventusTë mundësh Torinon në derbi 4-1 pas 120 minutave të dhimbshme kundër Bajernit dhe një eliminimi brutal nga Champions-i, tregon që je tmerrësisht i fortë. Në vigjilje të sfidës, Alegri kishte kërkuar: asimilim të goditjes, rezistencë dhe reagim.

Pikërisht atë që bëri "Zonja e Vjetër", e cila diti të qëndronte në këmbë në momentet më të vështira dhe, më pas, shtriu në arenën e tyre "demat", me goditjen e dënimit të Pogbasë, sprintit fitues të Khedirës dhe me dopietën e Moratës.

Edhe pse pa Dibalën, të zbritur në fushë si titullar, por të dëmtuar sërish, Torino nuk bëri një figurë të keqe, përkundrazi ka shumë për të shfryrë ndaj gjykimit, por ky Juventus është realisht një rul.

Pogba dhe Khedira

Në mënyrë surprizë, Alegri zgjedh Dibalën si titullar përkrah Manxukiçit, por argjentinasi nuk vonon shumë dhe dëmtohet, duke i lënë vendin Moratës. Dalja nga fusha e numrit 21 korrespondon me goditjen e dënimit që Pogba përgatitej të gjuante në vend të shokut të tij dhe francezi, edhe pse nga mbi 30 metra, e dërgon në rrjetë.

Një gol fantastik, i cili demoralizon Torinon. Sepse Juventusi tregon se ka ende benzinë në këmbë, pas 120 minutave në Mynih dhe tre minuta nga fundi i pjesës së parë, Khedira imiton Dibalën dhe, pasi driblon mes linjave të mbrojtjes "granata", futet në zonë dhe shënon me qetësi.

2-0 dhe të gjithë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që Bufon duartrokitet dhe falënderon, pasi rekordin e Rosit tashmë e kishte shkrumbuar.

Rekord i ndalur dhe Morata Torino nuk është Bajerni, por në pjesën e dytë bën prova ta imitojë dhe pas dy minutash shkurtohet diferenca.

Beloti nga pika e penalltisë ndalon rekordin e Bufonit në 973 minuta, por sikur të mos mungojë kjo, Maksi Lopez shënon 10 minuta më vonë, por i anulohet për pozicion inekzistent jashtë lojë. Alegri është një bishë, ulëret dhe kërkon reagimin.

Sinjali i shkon i qartë Moratës, i cili realizon dy herë. Në të parin (63´) me asist të Pogbasë brenda zonës dhe në të dytin (77´) përfiton nga një top që mbetet brenda zonës. Kaq mjafton dhe "Zonja e Vjetër" mund të bëjë festë për Bufonin dhe për tifozët e saj...