Vllaznia, pa tre titullarë në sfidën e mbijetesës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia e ka lënë pas humbjen ndaj Skënderbeut, që i shkaktoi eliminimin nga Kupa, dhe nga dita e djeshme ka nisur të mendojë për takimin shumë të rëndësishëm ndaj Flamurtarit. Jo më kot, vëmendja kryesore është përqendruar pikërisht te kjo ndeshje, sepse vendos shumë për të ardhmen e kuqebluve në kampionat.
Për t'i dhënë rëndësinë e duhur këtij takimi, ditën e djeshme është zhvilluar edhe një analizë me ekipin, në të cilën kanë marrë pjesë edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Grima. Mungesat - Ndërkohë, shqetësimi kryesor për stafin është pa dyshim gjendja shëndetësore e disa prej futbollistëve, të cilët munguan edhe në Korçë.
Kështu, Sefa e Shtubina janë ende me gjendje gripale, ndërkohë që Arbri vazhdon të ndiejë shqetësime në gju. Sakaq, e sigurt është edhe mungesa e mbrojtësit Cicmil, që është i skualifikuar për kartonë.
Megjithatë, ajo që mësohet është se stafi mjekësor është i gjithi në këmbë për të bërë të gatshëm si dyshen Sefa e Shtubina, ashtu edhe për të rikuperuar problemin që ka Arbri në gju.
Me këto probleme, natyrisht që shkodranët nuk do ta kenë aspak të lehtë të marrin një rezultat pozitiv ndaj një Flamurtari, që duket shumë i motivuar, sidomos pas kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës.
Vllaznisë, megjithatë, i duhen pikët dhe stafi teknik kërkon nga futbollistët që do të luajnë, të bëjnë maksimumin në fushën e lojës, ashtu si ndaj Skënderbeut dhe Partizanit. Megjithatë, skuadra në ndeshjet jashtë ka treguar dobë- si dhe pikërisht këto probleme kërkohet që të eliminohen në maksimum