VIDEO/ E mitura tregon pamjet me futbollistin e akuzuar për abuzim seksual
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti i njohur, Adam Johanson u akuzua pak kohë më parë për abuzim seksual me të mitur. Pas procedurave gjyqësore, e mitura ka publikuar një video 10 sekonda, ku vërteton se ka qenë me futbollistin në makinën e tij 'Range Rover'.
Ishte pak e vështirë për të kuptuar çfarë ishte thënë në video, por gjykata e quajti si provë reale.
Johson mësohet se ka pranuar akuzën për seks me 15-vjeçaren por ka mohuar të ketë pasur tjetër aktivitet seksual me fëmijë.
28-vjeçari, ish-futbollist i Sunderland-it u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatë së bashku me avokaten e tij, ku ka pranuar akuzën 'seks me të miturën'.
Ndërkohë që gjykimi në Gjykatën e Bradfortit do të vazhdojë ende, deri sa të japë gjykimin përfundimtarë për futbollistin.