Skualifikimi i kryeqytetit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Florian Riza
Kryeqyteti u skual ifikua përsëri. Ti rana më herët u pasua nga Partizani. Tirana kishte fituar në ndeshjen e parë në Vlorë dhe, duke qenë se kishte arritur një sukses në ndeshjen e vajtjes, konsiderohej pothuajse e kualifikuar.
Kjo do të ndodhte nëse do të luante vetëm një kartë: atë të mospësimit të golit. Kaq i mjaftonte dhe do kualifikohej, por nuk ndodhi sepse u tërhoq nga dëshira për ta mundur kundërshtarin në kthim a thua se nuk i mjaftonte vajtja, a thua se nuk e kishte kuptuar se kundërshtari e humbi ndeshjen e parë dhe se ai donte që ta fitonte me çdo kusht ndeshjen në shtëpinë e tij...
A thua se nuk mjaftonte që i mungonin disa lojtarë për të fituar ndeshjen e kthimit, a thua se nuk i mjaftonte përkrahja e tifozëve që e pranonin kualifikimin edhe me një barazim... Sot, kaq vite pa trofe, të duhet të jesh pak më kërkues ndaj fitimit të trofeve, sepse ato mungojnë vërtet.
Edhe pse ishte vetëm ndeshje çerekfinale, shansi për të shkuar në finale mbaroi për një kryeqytetase. Pastaj luajti kryeqytetësja tjetër, e cila ia kishte vështirë- suar gjërat vetes në ndeshjen e vajtjes. Komplet në krah të kundërt rivalen e saj... Kupa thonë se do përqendrim të madh, sidomos në ndeshjen e parë. Kjo i pat munguar Partizanit dhe pasoja ishte një humbje 2-0 kundër Laçit.
Të kthesh këtë rezultat, përveç lojës së balancuar, lojës agresive, shënimit të shpejtë të golit të parë dhe një loje mbrojtëse perfekte, të duhet edhe shumë fat me vete për të ndrequr gabimin e ndeshjes së vajtjes. Por ja që topi endet shumë afër portës dhe vetëm një herë e kalon vijën fatale. Loja mbaron, kryeqytetësja tjetër mbetet jashtë Kupës.
Të dy ekipet e kryeqytetit luajtën nga një ndeshje shumë të mirë në këto çerekfinale, Tirana atë të vajtjes në Vlorë ndaj Flamurtarit, ndërsa Partizani atë të kthimit ndaj Laçit. Por skema është ndryshe, sepse merret për bazë rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve, çka më pas të jep mundësinë ose jo që të kualifikohesh për në gjysmëfinale.
Nëse gjithë këto vitet e fundit kryeqyteti nuk po sheh trofe, të paktën të ketë mundësinë të shohë gjysmë- finaliste sepse çerekfinaliste është shumë pak për emrin dhe traditën e klubeve të kryeqytetit. Nga tradita e fitimit pothuajse të çdo trofeu prej kryeqytetasve, tani kemi mbetur në çerekfinale...
Kur do të vijë dita që kryeqyteti, dikur fabrika më e madhe e prodhimit të lojtarëve të mëdhenj shqiptarë, të kthehet në prodhim me kapacitet të plotë që trofetë e futbollit në Shqipëri të ngrihen në kryeqytet, aty ku janë ngritur për dekada me radhë?! Shpresoj që kjo ditë të mos jetë e largët...
