e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia nis maloren për mbijetesë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia nis maloren për mbijetesë

"Vllaznia do të kërkojë maksi mumin e pikëve në takimin me Tërbunin", ka qenë deklarata e teknikut të kuqebluve pas takimit me Kukësin. Për Armando Cungun, ashtu si çdo përballje tjetër, edhe kjo me pukjanët duhet që të fitohet.vllaznia Bëhet fjalë për një skuadër që lufton direkt për mbijetesë, ashtu si dhe ekipi shkodran. Në pamje të parë, një përballje e tillë duket e lehtë për kuqeblutë, por faktikisht paraqitjet e pukjanëve në javët e fundit të bëjnë të mendosh se Vllaznia nuk do ta ketë aspak të lehtë në këtë përballje.

Vllaznia këtë sezon ka arritur që të koleksionojë dy fitore ndaj pukjanëve, ndërsa sot do të kërkojë pikërisht suksesin e tretë sezonal ndaj kësaj skuadre. Stafi drejtues është optimist në arritjen e një fitoreje, mirë- po ata vetë e dinë se në këtë kampionat nuk ka skuadër të lehtë për t'u kaluar.

Problemet Ekipin shkodran, edhe para kësaj sfide me pukjanët, po e shoqërojnë problemet për sa u përket lojtarëve që mund të mungojnë për këtë sfidë. Nga sa mësohet, Pjeshka e Gurishta, dy mbrojtësit e rinj të ekipit kuqeblu, do të mungojnë në këtë sfidë.

Pjeshka për arsye kartonësh, ndërsa " Gurishta, siç dihet, vijon të jetë me "traumë" pas përplasjes në takimin me Laçin. Po ashtu një mungesë e sigurt në këtë sfidë është edhe ajo e mesfushorit Ardit Krymi. Ky i fundit vijon që të jetë i dëmtuar dhe do të mungojë sërish në këtë sfidë.

Ndërsa në dyshim për këtë takim janë edhe tre lojtarët Arbri, Tafili dhe Hakaj. Një mungesë e tillë ka sjellë jo pak probleme për teknikun Cungu, i cili duhet që të skicojë ndryshe formacionin që do kërkojë tri pikët në takimin me Tërbunin. Ndeshjet e mbetura Kjo është "malorja" e parë e shkodranëve nga ndeshjet e mbetura. Në luftën për mbijetesë, shkodranët do të kërkojnë triumfin përballë pukjanëve për të rikthyer rezultatet pozitive dhe për të marrë maksimumin përballë njërës prej rivaleve direkte.