Vllaznia merr pjese ne Ligen Ballkanike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sezonin e ardhshëm Shqipëria do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike të basketbollit. Vendimi është marrë nga Federata shqiptare e këtij sporti dhe skuadra që do të përfaqësojë vendin tonë do të jetë fituesja e kampionatit shqiptar, Vllaznia. Sekretari i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë do të jetë i pranishëm javën e ardhshme në Sofje për takimin e radhës të bordit të Ligës Ballkanike. Në këtë kompeticion marrin pjesë gjashtë shtete nga Ballkani përfshirë Kosovën si dhe Izraeli.