Kroos, goditja e pare e Manchester United
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manchester United pasi ka zyrtarizuar teknikun që do drejtojë djajtë e kuq për sezonin e ardhshëm, ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar ekipin dhe Tony Kroos duket se është lojtari i parë i kërkuar nga tekniku i ri, Louis van Gaal. Tekniku holandez në listën e tij të të preferuarve ka vendosur mesfushorin e Bayern Mynihut në vendin e parë, 24-vjeçarin Tony Kroos dhe sipas të përditshmeve britanike, skuadra e Manchesterit ka nisur menjëherë sulmin për të siguruar shërbimet e gjermanit. Burime pranë klubit anglez kanë konfirmuar se marrëveshja me Bayern Mynihun për Kroosin është shumë pranë. Po ashtu tekniku anglez në listën e tij të shpenzimeve i ka kërkuar klubit edhe disa përforcime të tjera, si mbrojtësin e Borusia Dortmund, Mat Hummles, Benzema apo Robben. Drejtuesit e djajve të kuq i kanë vendosur në dispozicion teknikut të ri, me qëllim triumfin në Angli dhe pse jo një finale në ligën e ardhshme të kampioneve, një buxhet prej 200- 250 milionë eurosh.