e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia, me tri mungesa ndaj Partizanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia, me tri mungesa ndaj Partizanit

Vllaznia do të ketë jo pak, por tri mungesa të sigurta në Tiranë përballë Partizanit.

Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Teuta e Durresit, 0-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder./r/n/r/nAlbanian Super League football match Vllaznia vs Teuta of Durres, 0-2 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Tekniku Cungu nuk do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Cicmil, i cili me kartonin e kuq të marrë do të mungojë automatikisht, por gjithashtu nuk do të jenë të gatshëm (për plotësimin me tre kartonë të verdhë) edhe dyshja e mesfushës Krymi-Bardulla.

Kartonë të panevojshëm, sidomos të dyshes së mesit të fushës, por që do të ndikojnë jo pak në planet që tekniku Cungu do të hartojë për të përballuar të kuqtë.

"Mungesat natyrisht që e dëmtojnë shumë ekipin tonë në përballjen me Partizanin. Ky është kontingjenti dhe për këtë unë kam qenë dhe jam i qartë. Për këtë u kam kërkuar djemve që të mos e mendojnë më herët seç duhet qëndrimin në Kategorinë Superiore, pasi e njoh edhe mentalitetin e Shkodrës.

Megjithatë, ne do të shkojmë dhe do të luajmë me mundësitë dhe djemtë që janë në dispozicion. Mundësitë i kemi të limituara, pasi siç edhe e keni parë nuk kemi luksin për të futur lojtarë në fushë për të ndryshuar diçka, por thjesht për të ndryshuar një lojtar që nuk luan mirë. Këto janë mundësitë tona edhe për të përballuar ekipin e Partizanit", ka thënë tekniku i Vllaznisë, Armando Cungu.