e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia fiton klasiken. Leksion Tiranës dhe i largohet fundit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia fiton klasiken. Leksion Tiranës dhe i largohet fundit

Vllaznia fiton "klasiken" e futbollit shqiptar ndaj Tiranës. Shkodanët kanë triumfuar 3-1 përballë bardhebluve duke dalë përfundimisht nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes dhe duke e parë veten në pozita më të qeta.

vllazniaPas fitores 4-0 ndaj Tërbunit kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për ekipin e Cungut. Takimi i luajtur në 'Reshit Rusi' ka folur i gjithi për vendasit që sot kanë qenë në një ditë mjaft të mirë

Bardheblutë e nisin mirë ndeshjen dhe shënojnë të parët falë një autogoli të Cicmil që në minutën e katërt, por nuk kanë mundur dot të mbajnë shumë gjatë avantazhin.

Ishte ikërisht Cicmil gjashtë minuta më pas që korigjon gabimin dhe barazon shifrat në 1-1. Pas golit të shënuar, shkodranët marrin zemër dhe hidhen në sulm duke kërkuar golin e avantazhit.

Shtubina në minutën e 21 realizon golin e avantazhit duke elektrizuar të pranishmit në stadium. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-1. Në fraksionin e dytë Vllaznia vazhdon të jetë superiore dhe në minutën e 75 gjen edhe golin e tretë.

Është Arlind Kalaja që pas një aksioni perfekt realizon duke vulosur përfundimisht fatin e këtij takimi në shifrat 3-1. Mbyllet gjithçka dhe Vllaznia largohet nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7 me 26 pikë. Tirana nga ana tjetër vijon të mbetet e pesta me 40 pikë.

Arlind Kalaja shënon golin e tretë, Vllaznia-Tirana 1-0:

Shtubina përmbys rezultatin:

Cicmil barazon për Vllazninë:

Autogoli i Cicmil:

Vllaznia - Tirana 3-1
Golat: Cicmil 10´ Shtubina 21´ Kalaja 75´ / Cicmil out 04´
Vllaznia: Dragojeviç, Shtubina, Cicmil, Vrapi, Marku, Bardulla, Sefa, Kapaklija, Çinari, Kalaja, Dibra Trajner: Armando Cungu
Tirana: Bakaj, Smajli, Gërçaliu, Hoxhallari, Idrizaj, Papa, Malaj, Karabeci, Muzaka, Lika, Fukui Trajner: Ilir Daja