Emini shpëtimtar, Kukësi vuan ndaj Tërbunit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erdhi pa shumë bujë, por po rezulton një nga lojtarët që ka marrë për dore Kukësin në këtë pyesë të dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Izair Eminin, bomberin e ardhur në janar i cili edhe në sfidën e sotme ndaj Tërbunit, ka rezultuar vendimtar me golin e tij.
Tërbuni vazhdon të tregojë rezistencë dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Kukësi kishte shansin të shënonte që në minutën e tetë të takimit, por mesfushori Edon Hasani gaboi nga pika e bardhë. Fraksioni i parë u mbyll në barazim 0-0.
Në pjesën e dytë Kukësi e shtoi presionin dhe pas shumë rasteve u shpërblye në minutën e 72-të, kur në zonë me kokë goditi bukur sulmuesi kryesor Izair Emini, i cili mposhti portierin Haxho.
Me këtë fitore, Kukësi i largohet edhe më shumë Tiranës, që u mund në Shkodër, ndërkohë nga ana tjetër, Tërbuni edhe pse thuajse i rënë nga kategoria, po rrespekton garën dhe po iu hap punë të gjithë kundërshtarëve.
Kukësi Tërbuni 1-0
Goli: Emini 72'
Kukësi: Koliçi, Hallaçi (Lima 54´), Shameti, Malota, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Flores, Dvornekoviç (Uilliams Resife 62´), Emini (Lladrovci 79´) Trajner: Klodian Duro
Tërbuni: Haxho, Çema, Danaj, Beci, Kaçaj, Karakaçi, Gavazaj, Dedin, Lala, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Laver Alla