Laçi në krizë, Teuta fiton dhe nuk i ndahet Kukësit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi vazhdon të jetë në krizë. Skuadra e Stavri Nicës është mundur sot 1-2 në shtëpi nga Teuta duke pësuar humbjen e katërt rradhazi në shtëpinë e vet.
Djemtë e drejtuar nga Gugash Magani kanë qenë dukshëm më efikasë në këtë takim dhe kanë triumfuar falë golave të Xhonatan dhe Maganit që zhvlerësuan golin e Ademir.
Teuta e nisi dhe e mbylli këtë sfidë në sulm, ndërsa Laçi ka treguar shumë mangësi në lojën e vet. Në fund mbyllet gjithçka 1-2 dhe durrsakët marrin një fitore të rrëndësishme.
Tri pikë mjaft të vlefshme për Teutën që vijon luftën në distancë me Kukësin për vendin e tretë në klasifikim, ndërsa kurbinasit pësojnë humbjen e tretë radhazi por janë sërish në vendin e gjashtë me 29 pikë.
Laçi - Teuta 1 - 2
Golat: Ademir 86' / Xhonatan 10', Magani 61'
Laçi: Selmani, Ademir, Çela, Sefgjini, Musaj, Mustafa, Muçmata, Dosti, Vuthi, Bardhi Trajner: Stavri Nica
Teuta: Rizvani, Lukiç, E. Hoxha (Lena 57'), R. Hoxha, Kotobelli, Musta, Hila(Jildemar 76'), Dita, Çyrbja (Hodo 38'), Magani, Bernardo Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Fatjon Xhemalaj