e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cungu i gëzohet fitores ndaj Tiranës: Na duhen ende pikë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cungu i gëzohet fitores ndaj Tiranës: Na duhen ende pikë

Armando Cungu i është gëzuar fitores 3-1 ndaj Tiranës në "Reshit Rusi". cunguNë një prononcim për "SuperSport" trajneri shkodran i Vllaznisë përgëzoi lojtarët për lojën e zhvilluar duke regjistruar tre pikë të vlefshme.

"Kjo fitore na nevojitej shumë, pasi na duhen ende shumë pikë për të siguruar qëndrimin. Kemi luajtur edhe më parë por nuk kemi marrë pikët, ndaj sot synimi kryesor ishte marrja e pikëve dhe ja arritëm. Jam shumë i kënaqur me lojën e zhvilluar të lojtarëve edhe për tifozët.

Dëmtimet

"Ndaj Tiranës nuk e kishim të lehtë, këtë e dimin pasi është një klub me emër të madh dhe lojtarë cilësore, Sot kemi pasur mungesa në formacion, pasi disa lojtarë janë të dëmtuar ose të sëmurë, ndaj e vlerësoj këtë fitore, këto tre pikë të arta".

Flamurtari - Bylis

"Për sa i përket takimit mes Flamurtarit dhe Bylisit, unë bëj tifozëllëk vetëm për Vllazninë".