Daja: Nuk dorëzohemi, ende në garë për Europën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në një prononcim për "SuperSport" trajneri i Tiranës, Ilir Daja ka analizuar humbjen 3-1 ndaj Vllaznisë.
Tekniku i bardhebluve i'a atribuoi humbjen mungesës së titullarëve dhe formacionit të kompozuar.
"Ka qenë një lojë e barabartë me Vllazninë, kishim një mbrojtje të kompozuar nga fillimi. Kishim një stol me lojtarët e akademisë, nuk dua të justifikiohem, por mungesa e titullarëve ndikoi gjithashtu. Të gjithë jemi bashkëfajtor, ashtu siç kemi meritë të gjithë në fitore. Kemi marrë dy gola në qendër, nuk ja delegoj asnjërit fajin, por ndryshimi i formacionit në një rol tjetër bëri që mos të përshtatëshin mirë. Janë dhe 10 javë në lojë, presim Kukësin këtë javë. Do vazhdojmë rrugën tonë deri në fund të kampionatit për të realizuar objektivin që ka klubi për të marrë pjesë në kupat e Europës.