e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fitore dhe ditëlindje, Magani: Tani kemi edhe 10 finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitore dhe ditëlindje, Magani: Tani kemi edhe 10 finale

gugash maganiDita e sotme ka qenë mjaft e bukur për Gugash Maganin. Përveç fitores në Laç, ai ka pasur edhe ditëlindjen dhe ekipi i ka bërë një dhuratë të bukur duke i dhuruar 3 pikë të rëndësisshme.

Në mikrofonin e "Supersport" Magani ka u shpreh i kënaqur me fitoren e sotme.

"Fitore shumë e rëndësishme, që na ndihmon shumë për të arritur objektivin. U duk e lehtë, por në fund kemi vuajtur shumë dhe Laçi për pak na barazoi. Tani duhet ta luajmë çdo ndeshje si finale dhe përgjegjësia është e madhe, sepse na kërkohet kualifikimi në kupat e Europës.

Sot luajta me 2 sulmues se na duhej fitorja me çdo kusht. Është e qartë që tashmë bëhen llogari dhe ne nuk bëjmë përjashtim, ndaj të hënën shpresojmë që Skënderbeu të fitojë dhe të shkëputet, sepse më pas presim Partizanin dhe na leverdis një rival i demoralizuar",ka deklaruar pas ndeshjes Magani