e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia blindon kreun, Tirana i përgjigjet Barletit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia blindon kreun, Tirana i përgjigjet Barletit

Java e 9-të e kampionatit kombëtar në volejboll për femra uli siparin pasditen e djeshme me ndeshjen e prapambetur Tirana-Teuta, e luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi". IMG_9108Bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenca nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren e pastër 3-0, duke e kthyer më tepër në një miqë- sore. Tirana shkëputet shumë shpejt 5-1, çka sjell edhe sinjalizimin e parë e teknikut durrsak për pushim. Nezaj bën një bllok dhe shifrat tregojnë 9-3.

Ndeshja nuk ka histori dhe Tirana thellon epërsinë 16-5, 19-6 me Shkurtin dhe Hoxhën nga shërbimi. Teuta shfaqet shumë e vakët në parket, nga e cila shfrytëzohet në maksimum nga kryeqytetaset. Shkurti është e parivalizueshme nga pozicioni 2, ndërsa durrsaket shpërdorojnë edhe nga shërbimi siç ndodhi në pikën e fundit në favor të vendëseve. Kështu seti i parë përfundon me rezultatin e thellë 25-8.

Disi më i ekuilibruar seti i dytë dhe Teuta shënon tri pikët e para me protagoniste kapitenen Begiç në qendër që thyen bllokun bardheblu. Rexhepi finalizon bukur nga pozicioni 4.

Një faull i Tiranës dhe 5-7. Por Shkurti vulos barazimin e parë 7-7. Durrsaket bëjnë rezistencë hera-herës (23-21), por e pamjaftueshme për të evituar humbjen e setit 25-21. Më pas takimi ishte një formalitet për Tiranën që pati epërsi në çdo drejtim 10-7, 16-8 për ta mbyllur setin me diferencë 25-8 dhe krejt ndeshjen 3-0 duke merituar edhe fitoren dhe tri pikët.

Për Tiranën spikatën Pira me 12 pikë, Blloku me 12 pikë dhe Shkurti me 10 pikë, ndërsa nga skuadra mike u dalluar Guza me 7 pikë.

Një sukses që rikthen diferencën prej 3 pikësh mes Barletit kryesues dhe bardhebluve në kampionat, dy skuadrat pretendente për titull në volejboll për femra. Ndërkohë u luajtën dje edhe dy ndeshjet e javës së 13-të në kampionatin e meshkujve të parashikuara për të mërkurën. Vllaznia qëndron në krye pas fitores 3-2 arritur ndaj Tiranës, duke mposhtur një tjetër skuadër rivale për titull.

Shkodranët udhëhoqën 2-0 me sete, por tolerojnë dhe vjen rikuperimi i bardhebluve që barazojnë 2-2, duke lënë që gjithçka të vendoset në setin final. Në këtë set Vllaznia dominon dhe fiton 15-7, duke marrë dy pikë që e çojnë në 4 pikë avantazhin ndaj Studentit (i treti), ndërsa Tirana ngjitet provizorisht e dyta. Dje ka qenë dita edhe e Farka Volej që me fitoren me meritë ndaj Teutës katapultohet në zonën e "play off"-it.

Në disavantazh të setit të parë 23- 25, kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Dritan Bardhi morën situatën nën kontroll duke bërë edhe rokadën me Teutën në klasifikim.

Përgatiti: OLGERT SERANI