e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Krepi i sheh të gjitha sfidat si finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Krepi i sheh të gjitha sfidat si finale

krepiAda e Velipojës në fundjavë mori një fitore të çmuar, pasi mundi Kamzën në Tiranë.Kjo fitore jep më shumë shpresë për këtë skuadër e cila në vetëm dy javë nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Krepi arriti që të marrë 4 pikë mjaft të vlefshme.

"Fitorja me Kamzën rrit skuadrën nga ana psikologjike, aq më shumë një fitore jashtë fushe. Na duhet shumë punë, në mënyrë që të arrijmë objektivin për të arritur që të grumbullojmë në katër javë aq pikë sa skuadra ka marrë në 13 javë.

Takimin e radhës e luajmë ndaj Besëlidhjes, skuadër që e respektojmë, por ne çdo ndeshje në vazhdim do ta luajmë si një finale, në mënyrë që t'i largohemi fundit të tabelës së renditjes", ka thënë Krepi.

Përgatiti: Senad Nikshiqi