e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nikaj rrëfen tmerrin: Në Pezë rrezikuam jetën. Reagojnë shijakasit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nikaj rrëfen tmerrin: Në Pezë rrezikuam jetën. Reagojnë shijakasit

Humbja e pësuar ndaj Erzenit javën e kaluar mund t'i kushtojë shumë skuadrës së Besëlidhjes, e cila është dy pikë larg vendit të parë. samuel nikajPor, më shumë se humbja, lezhjanët janë të zhgënjyer me mënyrën sesi degradoi takimi, pasi sipas tyre është luajtur jashtë çdo rregulli.

Deklarata

"Takimi i së shtunës së kaluar ndaj Erzenit, i cili u zhvillua në kompleksin 'Internacional', vetëm ndeshje nuk mund të quhet, pasi që në nisje ka qenë jashtë të gjitha standardeve", u shpreh në një prononcim për "Panorama Sport" trajneri Samuel Nikaj. Më pas ai ka thënë:

"E para, mungonin forcat e rendit dhe të pranishëm ishin vetëm disa policë privatë. E dyta, edhe pse stadiumi është i dënuar, pra ndeshja duhej të zhvillohej pa tifozë, tribuna ishte e mbushur. Kjo ndeshje duhet që të diskutohet gjatë nga federata, pasi jo vetëm që ishte e turpshme, por u vunë në rrezik serioz edhe jetët nga futja e një numri të madh tifozësh në fushë. Në fillim menduam që ta tërhiqnim skuadrën nga fusha, por kjo u pa e pamundur nga presioni i tifozëve dhe u detyruam që të luanim nën terror", ka thënë trajneri i lezhjanëve.

Apelimi

Nikaj ka konfirmuar se klubi i Besëlidhjes ka bërë gati një dosje që do ta çojë në FSHF.

"Për këto që thashë më lart i kemi përpiluar një relacion federatës, pasi duam që të dalë e vërteta në shesh edhe zyrtarisht, ndonëse mediatikisht tashmë ka bërë xhiron e botës. Unë protestova brenda vijave kufizuese të pankinës për një faull ndaj Bajiçit, ku mbrojtësi duhej ndëshkuar me karton të kuq. Për këtë veprim jam nxjerrë pa të drejtë nga pankina. Unë jam një trajner me provojë të gjatë dhe i di kufizimet ku duhet që të shkel.

Edhe pasi dola nga fusha, unë u sulmova fizikisht nga tifozët vendës që ishin të shumtë në tribunë dhe falë presidentit e atyre që e shoqëronin, munda që të shpë- toj pa u dëmtuar fizikisht. Ajo që ndodhi në Pezë Helmës të shtunën ishte një ngjarje që mua nuk më ka ndodhur.

Pra, kjo po tregon degradimin e disa tifozërive, që nuk po kontrollohen ligjërisht. Kjo është për t'u marrë gjatë në analizë, pasi u rrezikuam seriozisht edhe për jetën", ka përfunduar trajneri i lezhjanëve, Samuel Nikaj.

Reagojnë shijakasit: Nikaj ishte ideator i tensionit

Klubi i Erzenit ka reaguar pas akuzave të hedhura nga trajneri i Besëlidhjes, Samuel Nikaj. Me një komunikatë për shtyp, shijakasit kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Nikajt, madje shkojnë më tej duke e akuzuar atë.

"Në lidhje me pretendimet e ekipit të Besëlidhjes, se nuk duhet të kishte tifozë në stadium, duhet që të sqarojmë se tifozët kanë qenë jashtë rrethimit të kompleksit, gjë e cila është e lejueshme. Pra, brenda rrethimit apo fushës, nuk ka pasur asnjë tifoz, përveç personave të autorizuar në protokoll nga të dy kampet. E gjithë situata është tensionuar pas një pretendimi të Samuel Nikajt për një faull të padhënë në favor të Besëlidhjes.

Ai ka hyr në mes të fushës, çka nuk është e lejueshme për një trajner profesionist siç pretendon ai se është. Gjithashtu ka fyer lojtarët tanë me fjalë ofenduese duke shtuar gjithashtu togfjalëshin: 'Pse luni fort o...'.

Ne i themi zotit trajner që lojtarët tanë nuk luajnë për t'i bërë nder ekipit të Besëlidhjes, por për nderin e qytetit dhe për tifozët. Duke qenë gjithmonë 'fair-play', nuk kishte pse ekipi të toleronte ndaj Besëlidhjes, ashtu siç ju do të dëshironit. Lidhur me pretendimet e trajnerit të Besëlidhjes se është shtyrë nga personat që, sipas tij, ishin tifozë, duhet të bëjmë me dije se personi që Nikaj pretendon, përveçse prind i një futbollisti, është edhe zv.trajneri i ekipit tonë.

Trajneri i Besëlidhjes pretendon të ketë parë tifozët me leva në dorë, diçka krejtësisht e pavërtetë kur gjithçka është e filmuar dhe shihet qartë se nuk ka sulm dhe as leva ndaj tij. Ekipi i Erzenit nuk ka marrë premio nga ndonjë ekip tjetër për t'ju ndalur juve pasi nuk e shohim të arsyeshme për të bërë diçka të tillë. Erzeni luan pastër dhe fakti që fitoi e tregoi këtë", thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit shijakas.

Përgatiti: PRENG GJIKOLA