e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pinto tregon prapaskenën me Stojkun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pinto tregon prapaskenën me Stojkun

Liqenorët vazhdojnë rrugën e suksesit duke fituar kësaj radhe me Butrintin në transfertë. Dy golat e brazilianit Pinto nga një në çdo pjesë bënë që liqenorët të afrohen edhe më shumë me kryesuesit e Luftëtarit.

Pogradeci-Butrinti-para-ndeshjes"Ishte një ndeshje ku tekniku Stojku më ngarkoi detyra sulmuese. Duke qenë së bashku me Pengun, ne arritëm të rrezikojmë në zonën vendëse. Vija në këtë ndeshje mbas një dëmtimi, por që u rehabilitova gjatë javës.

Më pëlqeu edhe kundërshtari që na la të luanim futboll. Kemi përpara një skuadër si Elbasani, i cili luan bukur në fushën e vet, por ne do të përballemi për sukses. Kam kohë që ndjek edhe ekipet e tjera në kampionat. Jemi në garë deri në fund për vendin e parë", thotë Pinto.

Përgatiti: Pëllumb Starova