388 minuta për të gjetur rrjetën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas 388 minutash, Lushnja gjen rrjetën dhe pas 98 ditësh rikthehet te fitorja. I ka takuar qendërbrojtësit Franc Bufasi që të kthejë timonin verdhejeshil në drejtimin e duhur.
Shtatlarti lushnjar shënoi golin që i hapi rrugën fitores së lushnjarëve ndaj Shkumbinit.
Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", qendërmbrojtësi shtatlart Franc Bufasi, që shënoi golin e tij të parë sezonal, shprehet:
"Jam shumë i lumtur për golin dhe fitoren. Ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe tërësisht sulmuese. E kemi merituar fitoren dhe u jemi gëzuar këtyre tri pikëve me dëshirën për të marrë edhe tri pikë të tjera në ndeshjen e radhës me Turbinën, që e kemi sërish në fushën tonë.
Lushnjës iu hap oreksi dhe rruga e fitoreve ka nisur", është shprehur qendërmbrojtësi 29-vjeçar, futbollisti më shtatlartë i skuadrës (202 cm), "gjiganti" Bufasi.
Dje lushnjarët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës.
Përgatiti: Alban Alushi