Bardhi: Më në fund thyem tabunë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Mamurrasit, Sinan Bardhi, u shpreh entuziast për fitoren e arritur ndaj Ilirisë pas një pritjeje të gjatë.
"E kemi nisur me këmbë të mbarë këtë vit me dy barazime ndaj Besëlidhjes dhe Adës në transfertë dhe fitoren e fundit në shtëpi.
Kemi akoma për të bërë gjatë këtij kampionati për të evituar rënien nga kategoria. Për të përballuar këtë ngarkesë duhet impenjim nga i gjithë grupi i futbollistëve dhe stafi dhe besojmë se do ta arrijmë si objektiv", tha Bardhi.
Mes të tjerash, ai shpreh keqardhjen për rastet e humbura nga të tijtë në finalizime.
"Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës që natyrisht kanë vështirësinë sa i takon kalendarit", përfundoi Bardhi.
Përgatiti: Ahmet Zani