e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mërgjyshi: Jemi në rrugën e duhur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mërgjyshi: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri Artan Mërgjyshi një ditë pas triumfit në Cërrik për "Panorama Sport" u shpreh optimist se Apolonia po ecën në rrugën e duhur drejt Superiores.

Mergjyshi
"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kjo për shkak se kundërshtari lufton për mbijetesë, por edhe se terreni ishte i vështirë.

Edhe pse fituam me rezultatin e ngushtë 1-0, ne kishim një epërsi të lehtë ndaj kundërshtarit. Administruam më së miri lojën, ishim më të qetë dhe sulmuam më shumë se ai duke krijuar disa raste shënimi dhe duke goditur dhe shtyllën e portës së kundërshtarit.

Skuadra luan pa presion. Nuk kemi kohë për të festuar fitoren e radhës, pasi duke filluar nga nesër (sot) na duhet të mendojmë për transfertën e radhës me Dinamon.

Për kartonin e kuq mund të them se ishte një moment irritimi e nervozizmi, pasi pas një aksioni sulmues të skuadrës tonë, topi kaloi mbi 50 cm vijën fatale të portës kundërshtare".

Përgatiti: Mikel Mbriçaj