Start negativ, një pikë në tri ndeshje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Verdhezinjtë i kanë bërë nisjen më të keqe të mundshme vitit 2016.
Në tre takimet e zhvilluara, nga këto dy në Kavajë, ndaj Ilirisë e Burrelit, kavajasit kanë argëtuar vetëm një pikë, shtuar këtu edhe transfertën në Peshkopi ku humbën thellë 4-0.
Trajneri Ilirjan Berati, i cili debutoi me humbje ndaj Burrelit, shprehet: "Vërtet që i kemi bërë një nisje të keqe, por e tillë nuk ka qenë loja. Duke përjashtuar transfertën e Peshkopisë ku vërtet merituam humbjen si ndaj Ilirisë ashtu edhe Burrelit, meritonim të fitonim.
Në të dy këto takime kemi humbur raste flagrante shënimi. Ndaj Erzenit do jemi më efikas para portës dhe do arrijmë të fitojmë", përfundon Berati.
Përgatiti: Feriz Ferizaj