Te Dinamo ndihen të pafat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i Dinamos Bazion Traga, i cili u bë protagonist në barazimin ndërmjet Dinamos dhe Sopotit për shkak të penalltisë së fituar, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet:
"Jam i kënaqur me pikën e marrë, edhe pse mund të kishim marrë më shumë në atë ndeshje. Në fakt, për shkak të lojës që zhvilluam, një pikë ishte pak. Gjithsesi, ky është futbolli. Sa për penalltinë që fitova, ishte e drejtë, pasi kundërshtari më kapi prej fanelle dhe më shkaktoi faull brenda zonës.
Megjithatë, për mua nuk ka asnjë rëndësi, isha unë protagonist apo jo. Ajo që na gëzon, është fitorja. Fati nuk na deshi këtë ndeshje, pasi dhe në fund bëmë një shtyllë, e cila na mohoi fitoren", shprehet Traga.
Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi