Nigeriani Steven qan rastet e humbura
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Disfata dramatike që pësoi Turbina ndaj Apolonisë ka zhgënjyer pa dyshim të gjithë kampin cërrikas.
Kjo humbje sigurisht që u djeg të gjithëve në Cërrik, por ai që e vuan disi më shumë është sulmuesi Gabriel Steven. Futbollisti nigerian u bë protagonist negativ në sfidën ndaj fierakëve, pasi shpërdoroi dy mundësi ideale shënimi.
"Do të doja t'u kërkoja ndjesë të gjithë sportdashësve cërrikas që nuk mundëm t'i shpërblenim me një fitore. Më vjen keq që humbëm në atë mënyrë, pasi kishim mundësi të kalonim disa herë në avantazh. Veçanërisht unë pata dy mundësi ideale për gol, por ndonjëherë fati nuk të ndihmon. Tashmë s'na mbetet gjë tjetër veçse të përqendrohemi te transferta", tha nigeriani Steven. Ndërkaq, Turbina renditet në vendin e parafundit dhe është në luftë për mbijetesë.
Përgatiti: Florenc Manari