e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Analiza e Plorit: Ja pse dështuam

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Analiza e Plorit: Ja pse dështuam

Kastrioti i ka nisur me analizë përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Burrelit.

PloriBarazimi i javës së kaluar me Korabin duket se ka lënë shije të hidhur te krutanët.

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", trajneri Elvis Plori shprehet:

"Duke ditur kapacitetet tona dhe mënyrën si u luajt ndeshja, mund ta konsideroj hap fals. Shkaqet, sipas meje, të kësaj humbje janë, e para qetësia para portës dhe ai gabim i Dejan Dostit, i cili më zhgënjeu me atë veprim dhe më erdhi shumë keq sepse deri në ato momente nuk kishte bërë asnjë gabim dhe po fitonte të gjitha dyluftimet me sulmuesin e Korabit. Megjithatë, tashmë duhet që t'i marrim ndeshjet me radhë e të shohim vetëm përpara.

Kam shumë besim te kjo skuadër dhe, pavarësisht se jemi në vend të dytë, përsëri jemi më të mirët, se logjikisht duhet të ishim në vend të parë po të mos na ishin hequr tri pikë. Për sa u përket rivalëve, personalisht mendoj se Besëlidhja është skuadra më e fortë", shprehet fillimisht Plori. Më tej tekniku i Kastriotit flet edhe për sfidën e radhë me Burrelin:

"Është një takim shumë i fortë dhe mendoj se do ta kemi të vështirë, por duhet të mos shohim më prapa se i kemi të gjitha mundësitë. Gjithashtu, uroj që të kemi fat e jo si këtë ndeshje ku nuk po na ndahen shtyllat. Është për t'u habitur se gati çdo ndeshje kemi goditur shtyllën", përfundon prononcimin Plori.

Përgatiti: Liridon Pasha