e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Moment rinovimesh te Milani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Moment rinovimesh te Milani

Të ngrejë dorën kush besonte vetëm dy muaj më parë se Kristian Zapata dhe Keisuke Honda do të rinovonin kontratën e tyre me Milanin.milan Ndryshe nga sa pritej (të dy lojtarët në janar ishin gati të largoheshin nga kuqezinjtë), "Djalli" flitet se është i orientuar për të vijuar bashkëpunimin me futbollistët.

Rendimenti shumë i mirë i treguar nga Honda dhe Zapata në fazën e dytë të kampionatit, sipas të përditshmes italiane "Tuttosport", ka shtyrë drejtuesit e Milanit që të futen në bisedime duke u propozuar rinovimin e kontratës futbollistëve.

I njëjti diskutim vlen edhe për kapitenin e Milanit, Rikardo Montolivo, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Lojtari pritet të zgjasë bashkëpunimin me "Djallin" deri në vitin 2018.