Vllaznia-Tirana, ja precedentët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana ka përmbyllur sot përgatitjet anti-Vllazni. Me një seancë në orarin e ndeshjes, bardheblutë i kane dhënë dorën e fundit javës së 26-të.
Goli dihet që është një problem madhor, ndaj kryeqytetasit do të lëvizin që të gjitha "kartat" që dikush të shtyjë topin në rrjetë.
Ndeshjet në total: 172 Fitore,
Vllaznia: 52
Barazime: 43 Fitore,
Tirana: 77
Golavarazhi: 194-232
Pozicioni në renditje për Tiranën: E 5-ta, me 40 pikë Pozicioni në renditje për Vllazninë: E 7-ta, me 23 pikë - 0-6 është humbja më e thellë historike që ka pësuar Tirana, pikërisht nga Vllaznia në vitin 1947.
- 56 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998-2016, me një bilanc që gjithsesi flet për Tiranën: 33 fitore, 12 barazime dhe 10 fitore për Vllazninë.
Golavarazhi: 81- 48 për bardheblutë. - 2 vite e 5 muaj ka Vllaznia që nuk mposhtet në Shkodër. Fitorja e fundit daton më 18 shtator 2013, kur shkodranët fitonin 2-0, falë golave të Shtubinës dhe Vajushit.
- 56 trofe do të zbresin në fushë këtë javë në këtë përballje: 33 tituj kampionë (24 Tirana, 9 Vllaznia), 21 Kupa të Shqipërisë (15 Tirana, 6 Vllaznia) dhe 2 Superkupa (Tirana).