Qetësohen te Vllaznia, rikuperohen disa titullarë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lajme të mira nga kampi shkodran në prag të ndeshjes së radhës me Tiranën.
Disa nga futbollistët e dëmtuar janë rikuperuar dhe pritet të jenë në fushë të dielën, por sërish problemet mbeten. Mbrojtësi
Polizoi Arbri vijon i diferencuar, pasi vijon të ketë shqetësime në gjurin e majtë. Po ashtu edhe sulmuesi Arenc Dibra, protagonist i fitores së fundit ndaj Tërbunit me dy golat e shënuar, nuk dihet nëse do të jetë në fushë të dielën.
Kjo ngaqë ai ka një dëmtim muskular dhe stafi mjekësor po vijon punën për rikuperimin e tij. Këta janë dy futbollistët e vetëm në pikëpyetje, ndërkohë që të tjerët janë rikuperuar. Mesfushori Krymi ka nisur stërvitjen dhe mendohet të jetë në fushë.
Po ashtu edhe Alsid Tafili e ka lënë pas dëmtimin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtësin Esin Hakaj. Mbrojtësi Denis Pjeshka rikthehet nga pezullimi.