Dëmtohet Karan, mungon ndaj Vllaznisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dejan Karan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Tirana do të luajë ndaj Vllaznisë.
Mbrojtësi serb ka pësuar një dëmtim në shpinë që e pengon të jetë nën urdhërat e Ilir Dajës në takimin ndaj shkodranëve.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të "Facebook-ut nga vetë klubi bardheblu.
Postimi
Dejan Karan ka pesuar nje demtim ne shpine dhe ka humbur mundesine per te udhetuar sot me skuadren drejt Shkodres. Kjo surprize e pakendeshme ka surprizuar stafin teknik qe numeron disa mungesa te rendesishme ne repartin difensiv.
Karan ka nisur terapine per te rekuperuar demtimin qe beri te pamundur aktivizimin e tij. Trajneri Ilir Daja ka grumbulluar te rinjte Berisha, Joti, Deliaj dhe Halili nga ekipi i 19-vjecareve.
Mungesat e kapitenit Bulku, Muces, Teqjes dhe Karanit ne mbrojtje e kane reduktuar numrin e lojtareve por megjithate bardheblute kane ne skuader lojtaret e duhur per te provuar dhe marre ne Shkoder maksimumin.