Brajant mposht LeBron Xhejms, por Lejkërs dorëzohet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kobi Brajant kundër LeBron Xhejms. Sfida e fundit e jashtëzakonshme mes dy yjeve të NBA-së në "Staples Centre" u luaj trup më trup, magji pas magjie, kosh pas koshi.
Dhe dueli individual përpara 19 mijë tifozëve në ekstazë u fitua nga "Mamba e Zezë" me 26 pikë të realizuara ndaj 24 të Xhejms, megjithatë Klivlend e shkatërroi në rezultatin final me rezultatin 120-108 falë edhe 26 pikëve të Kiri Irving dhe 21 pikëve të Çening Fraie.
Brajant, me ndihmën e Rendel (15 pikë) dhe Huertas (13 pikë), bënë gjithçka për ta çuar të paktën ndeshjen në kohën shtesë për kalifornianët, por duhet të dorëzoheshin në periodën e fundit përballë furisë së rivalëve. Pas ndeshjes, dy ikonat e basketbollit amerikan u përfaqësuan duke i dhënë fund një rivaliteti sportiv që zgjati shumë vite.
"Kjo është një ndeshje që unë, Kobi dhe tifozët nuk do ta harrojnë kurrë, - tha Xhejms. - Të dy kemi qenë në qendër të vëmendjes për t'u dhuruar tifozëve dhe sportit tonë të bukur shansin e fundit që kishim përballë njëri-tjetrit në parket. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Kobi është pa dyshim një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Jam pa dyshim i lumtur që kam mundur të luaj me të". Me konsiderata foli edhe vetë Brajant për duelin me Xhejms.
"Është emocionuese të luash kundër LeBron. Më pëlqen shpërthimi i tij fizik, është gjithmonë bukur të përplasesh me të".
Në "Air Canada Centre" është DeRozan lideri që udhëhoqi Toronton te suksesi i 43-të sezonal me shifrat 104-96 kundër Atlantas. Houks i ka dhanë kështu fund edhe serisë së tre fitoreve radhazi. Ylli i Reptors shënoi 40 pikë dhe shërbeu për suksesin e 14-të në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi. Në fakt, minutat e para kanë qenë një makth për të zotët e shtëpisë, pasi miqtë kryesojnë përkohësisht +10 pikë përgjatë periodës së parë. Por, në të dytën, Louri&Co zgjohen dhe përmbysin rezultatin në favor të tyre.
Në fundin e pjesës së parë Toronto kryeson 52-48 dhe nga ai moment e në vazhdim administrojnë epërsinë përkundër përpjekjeve të Milsep (12 pikë) dhe Horford (20 pikë) për të rihapur takimin për Atlantan.
REZULTATET
Toronto-Atlanta 104-96
San Antonio-Çikago Bulls 109-101
Denver-Feniks 116-98
Lejkërs-Kavaliers 108-120