"Villa-Torres garanton gol"
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Spanja ka shumë futbollistë të talentuar, për rrjedhojë është një detyrë e vështirë të përzgjedhësh 11 lojtarët që do të jenë titullarë. Gjithsesi, në repartin e sulmit jam më i qartë, pasi dyshja David Vija-Fernando Torres është një nga më të fortat në kompeticion dhe unë kam besim se njëri prej tyre do ta gjejë patjetër rrugën drejt rrjetës që në përballjen me Rusinë. Këta janë futbollistë që e njohin mirë portën kundërshtare dhe që të premtojnë gol. Por nuk duhet të harrojmë ndërkohë që, lojtarët tanë të çdo reparti janë që të gjithë cilësorë”, – theksoi tekniku Aragones. Kurse për sa i takon përfundimit të takimit, ja si e parashikon kreu i pankinës spanjolle: “Nuk ka asnjë dyshim që ne do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Rusia, në fakt, e ka vërtetuar se ka futbollistë shumë të mirë dhe se është një skuadër kompakte. Për më tepër që ajo ka një ‘armë’ të fortë në favor, siç është reparti i mesfushës. Por, nëse ne arrijmë të bëjmë diferencën pikërisht në këtë repart, atëherë do ta kemi edhe më të lehtë për të triumfuar”, – përfundoi Aragones.