e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

"Spanja e forte, por do i mundim"

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
"Spanja e forte, por do i mundim"
“Ne kemi ardhur në Evropian me synime të mëdha. Jemi një skuadër e fortë dhe këtë e treguam kur eliminuam Anglinë nga kualifikimet për në Euro 2008. Ndeshja e parë do të jetë për ne testi më i vështirë i grupit, duke qenë se do përballemi me favoritët e Spanjës, të cilët kanë gjithashtu një skuadër po kaq të fortë e me lojtarë shumë të mirë. Megjithatë, çdo skuadër e ka një pikë të dobët dhe unë besoj se e di cila është për spanjollët. Kështu që kam përshtypjen se do të triumfojmë ndaj tyre, dhe do jetë një rezultat që do të na ndihmojë shumë për të vazhduar aventurën tonë në Evropian. Në të kaluarën time jam përballur me Kombëtaren
e Spanjës edhe në vitin 2002, gjatë Botërorit të Japonisë dhe Koresë së Jugut. Edhe atëherë, ekipi hyri në fushën e lojës jo si favorit, por arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale. Koha e rregullt përfundoi në barazim dhe ne fituam me penallti, ndërkohë që këtë herë kam besim se do t’i marrim patjetër tri pikët”, – u shpreh trajneri holandez i rusëve, Hidink. Në fakt, skuadra e tij është cilësuar si shumë e fortë, duke qenë se bazohet te potenciali i talenteve të rinj dhe futbollistëve
me eksperiencë. Një pjesë e mirë e formacionit rus janë baza e ekipit të Zenitit, që triumfi me meritë në Kupën UEFA gjatë sezonit që përfundoi. Gjithsesi, tekniku Gus Hidink pranon gjithashtu se në Evropian, një rol të rëndësishëm luajnë edhe emocionet. “Ajo që duhet të jetë më e rëndësishmja në lojën tonë, është që të jemi të qetë në fushë dhe të mos biem pre e emocioneve. Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë pak ndeshje që luajnë me kombëtaren, e për rrjedhojë, e para herë në një kompeticion të tillë. Gjithsesi, ajo që më jep më tepër besim në forcën e kësaj skuadre është maturia dhe dëshira për të fituar”, – ka përfunduar Hidink, i cili
synon të paraqitet sa më denjësishte dhe me Rusinë.