E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Iniesta: Kujdes Kundersulmet e Rusis

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Iniesta: Kujdes Kundersulmet e Rusis
Mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe i Barcelonës, Andres Iniesta, ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës që të mos e humbasin për asnjë çast përqendrimin dhe që mbrojtësit të jenë të gatshëm në çdo moment. “Kam parë disa ndeshje të Rusisë, si dhe kam ndjekur edhe finalen e Kupës UEFA, ku luajti Zeniti. Shumica
e lojtarëve të klubit rus janë edhe pjesë e kombëtares. Dhe arma e tyre më e fortë është pikërisht kundërsulmi. Rusët kanë futbollistë tepër të shpejtë, të cilët njihen mirë me njëri-tjetrin. Prandaj, duhet të jemi të përqendruar në çdo moment dhe mbrojtësit të jenë të përgatitur për kundërsulmet e tyre. Ka për të qenë një përballje mjaft e fortë, por gjithsesi ne kemi potencialin e duhur për të bërë diferencën”, – u shpreh mesfushori spanjoll, Iniesta.