e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

“Rumania u mbrojt me 11 lojtarë”

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Rumania u mbrojt me 11 lojtarë”
“Skuadrat kishin dy synime të kundërta në fushën e lojës. Ne donim të fitonim dhe ushtruam presing gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ata donin të mos humbnin dhe u mbrojtën me të gjitha forcat. Kanë qenë plot 11 lojtarë në repartin e mbrojtjes dhe ishte pothuajse e pamundur për të gjetur rrugën e rrjetës. Jam i kënaqur me lojtarët e mi, pasi kërkuan të shënonim gjatë gjithëkohës, gjithsesi kjo pikë do të jetë e vlefshme, pasi do të arrijmë të marrim maksimumin në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri i Francës, Domenek. Gjithsesi, pavarësisht analizës së tij, barazimi nuk ka qenë aspak një rezultat pozitiv për “gjelat”, duke qenë se luanin përballë ekipit që është cilësuar më i dobëti i grupit dhe në fakt, tregoi se nuk është një skuadër që futet në fushë për të kërkuar fitoren, për që kënaqet edhe me një pikë. Një përballje, e cila nuk dhuroi aspak emocione për tifozët e pranishëm, pasi gjatë gjithë ndeshjes u bë vetëm një gjuajtje në portë.

PanoramaSport