Vila: Fitore që na karikon për Skënderbeun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Emiljano Vila është rikthyer në ditët e tij më të mira dhe një gjë të tillë e ka treguar në dy ndeshjet e fundit, përkatësisht ndaj Tiranës dhe Bylisit.
"Kemi hyrë në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar, edhe pse presioni ka qenë i madh, pasi vinim pas një triumfi në derbi. Duke parë se në ndeshjet me ekipe të ashtuquajtura të vogla kemi lënë pikë, Bylisin e kishim vlerësuar maksimalisht.
Bëmë presion që në fillim dhe goli na doli shumë shpejt dhe, më pas, ishte më e lehtë për skuadrën", tha lojtari, i cili ka një dedikim për rrjetën e shënuar dje.
"Shkon për presidentin e familjen e tij që më ka mbështetur shumë dhe kanë besuar tek aftësitë e mia", pohoi Vila që gjithashtu ka komentuar edhe ndeshjen ndaj Skënderbeut.
"Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për ne, pasi luajmë me kryesuesit. Fitorja e sotme (djeshme) natyrisht që na karikon më shumë, por nuk ka aspak vlerë në rast se nuk fitojmë me korçarët", mbylli mesfushori.