e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Emini: Luajta i dëmtuar, por sakrifica ia vlejti më së miri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Emini: Luajta i dëmtuar, por sakrifica ia vlejti më së miri

Është dashur një veprim prej bomberi nga Emini, që Kukësi të arrinte të thyente mbrojtjen e hekurt të Laçit deri në të 72-ën. eminiAutori i golit të vetëm për Kukësin, Izair Emini, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet: "Jam shumë i kënaqur për golin tim, por më shumë për fitoren e Kukësit.

Në fundjavë kemi ndeshje me Tërbunin sërish në shtëpi. Ne do ta vlerësojmë takimin që tri pikët t'i kemi të garantuara. Sa për kundërshtarët, aq më mirë nëse nuk marrin rezultatet e duhura, por e rëndësishme për mua është që ne mbaruam punë në mënyrën më të mirë të mundshme, arritëm të fitonim dhe të merrnim pikët e plota.

Kishim përballë një ekip të fortë, ku në pjesën e parë, me thënë të drejtën, nuk luajtëm mirë, pastaj në të dytën u futëm me të gjitha forcat, ushtruam presion dhe arritëm të shënonim. Kam pësuar një goditje rreth minutës së 20-të nga njëri prej mbrojtësve të Laçit.

Pata shumë dhimbje në kofshë, por shtrëngova dhëmbët dhe bëra pakt me veten që do sforcohesha e do luaja për të ndihmuar skuadrën dhe sakrifica ime doli për mbarë. Këtë gol dhe këtë fitore ia dedikoj presidentit dhe tifozëve kuksianë", përfundon autori i 6 golave në 7 ndeshje në kampionat.

Përgatiti: S.Sulozeqi