Video / Kristiano Ronaldo, mesazh për të gjithë tifozët e tij
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristiano Ronaldo u ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve të tij, duke u treguar se ka besim se do të kthehet më i fortë pas dëmtimit.

Nga Ibiza, ku po kalon pushimet pas suksesit në Euro 2016, portugezi ka postuar një mesazh në Instagram, duke shprehur optimizmin e tij se do të kthehet shumë shpejt në fushën e lojës.

"Përshëndetje të gjithëve. Dua t'u jap një përqafim të gjithë fansave të mi. Dua t'u them që gjithçka është në rregull, që do të kthehem më i fortë. Faleminderit për gjithçka. Rroftë Portugalia", ishte mesazhi i yllit portugez të Real Madrid.
A video posted by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on
Sipas informacioneve nga Spanja, Ronaldo do të mungojë në fushat e lojës deri në javën e dytë të muajit shtator për shkak të dëmtimit që pësoi në finalen e Kampionatit Europian.