e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vidal: Për Konten jap jetën, por qëndroj në Mynih

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vidal: Për Konten jap jetën, por qëndroj në Mynih

Pep Guardiola s'e mori me sy të mirë në fillim afrimin e Arturo Vidalit. Trajneri spanjoll i kërkoi klubit mbrojtës të djathtë, por Rumenige i solli "luftë- tarin" kilian. vidal konteFaktet i japin të drejtë bosit të Bajernit, i cili pagoi 37 milionë euro te Juventusi për mesfushorin kilian. Arturo nënshkroi një kontratë deri në vitin 2019 dhe paguhet 8 milionë euro neto në sezon. Pasi humbi finalen e Champions-it 2015, Vidal i ka vënë qëllim vetes ta fitojë me Bajernin.

Gjatë një interviste për gazetën kiliane "BioBio", Vidal flet për qëllimet me Bajernin, interesimin e Kontes, si dhe skeptikët.

Vidal, ju jeni shndërruar në lojtar i pazëvendësueshëm te Bajerni. Si u ndiet pas golit ndaj Benfikës?

I kam dëgjuar të gjitha vlerësimet. Shpresoj të përmirë- sohem akoma më shumë. Tani erdhën ndeshjet vendimtare dhe dua të luaj në nivele të larta për të arritur tre qëllimet e sezonit. Dua t'u tregoj të gjithëve pse kam ardhur këtu dhe pse Bajerni shpenzoi miliona për mua. Goli më dha më shumë vetëbesim. Pas grumbullimit i thashë trajnerit që ndihesha i lodhur me Frankfurtin, ndërsa ndaj Benfikës isha i karikuar. Mendoja pozitivisht. Vetë Bajerni më jep siguri.

Në Champions keni bërë diferencën. Çfarë ju bën kaq të fortë?

Kam kuptuar shumë mirë lojën dhe filozofinë si të trajnerit dhe klubit. Unë e ndiej veten si të mishëruar me historinë e Bajernit. Më kujtohet që ky klub ka pasur shumë tipa të ngjashëm si unë që japin jetën në fushë për t'ia arritur qëllimit dhe u treguar potencialin kritikëve. Të fortë më bën karakteri dhe tipi i lojës sime, i cili përshtatet fiks me Bajernin.

Konte shkoi te Çelsi. Ai ka thënë se kudo që të shkojë, Vidalin e do në ekip. Ju josh Anglia?

Familja është e rëndësishme për mua dhe fakti që ajo ndihet mirë në Mynih, atëherë s'kam arsye për t'u larguar. Plus që kam një kontratë afatgjate me Bajernin. Aktualisht jam shumë i lumtur dhe këtë e tregon fusha. Por, unë e kam thënë gjithnjë që për Konten do të jepja jetën. Me të do shkoja i vetëm në luftë. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Mendoni se këtë herë do t'ia arrini të fitoni Champions-in?

Së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ditën e mërkurë. Benfika është e fortë në shtëpi dhe ne duhet të fokusohemi. Në "Da Luz" nuk mjafton paraqitja që bëmë në Mynih. Në Portugali shkojmë për ta fituar ndeshjen dhe jo për të menduar një rezultat tjetër kualifikues. Kemi bërë vetëm gjysmën e punës. E kam thënë që te Bajerni erdha të fitoj Champions-in. Është ekipi i duhur për ta realizuar këtë objektiv.

Përgatiti: ENIAR IBRO