Vidal: Më mungon Juvja, por do jap jetën për ta mundur
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi kundër Bajer nit! Ky duel Champions-i mbart në vetvete një histori 12-vjeçare kur "Zonja" u dha leksione bavarezëve, por në 6 vitet e fundit u balsamos nga "helmi" i "merimangës" gjermane.
Mbrëmjen e së martës në "ferrin" torinez do të rikthehet "luftëtari" kilian, Arturo Vidal, i cili do jetë "mburoja" më e madhe për Bajernin.
Edhe pse mbajti veshur për 4 vite fanellën bardhezi, mesfushori kilian eviton ndjenjat melankolike dhe nostalgjinë me "Zonjën". Ai mban veshur me krenari fanellën e kuqe të Bajernit, me të cilën kërkon finalen e madhe të Milanos dhe trofeun e madh më 28 maj.
"Urrejtja" dhe "lufta" me ish-ekipin ka nisur që në një intervistë për 'uefa.com", ku nuk zgjodhi asnjë nga kampionët e Italisë (Mesi, Ronaldo, Levandovski, Myler, Alaba). Kjo ka sjellë zemëratë nga tifozët e "Zonjës", të cilët pa dyshim që do ta vërshëllejnë në Torino.
"Ka për të qenë një duel komik, pasi kalova 4 vite të bukura në Torino", nënvizoi 28- vjeçari gjatë një deklarate për gazetën "Tz", i cili pas vërshëllimës së bilbilit nuk do t'ia dijë për të kaluarën,- "Unë mbroj tashmë me fanatizëm dhe krenari ngjyrat e Bajernit. Do jap jetën në fushë për t'i fituar të dyja ndeshjet dhe u kualifikuar në çerekfinale", kërcënoi Arturo Vidal ishkolegët Bufon & Co.
Kontakte me Bufonin
Më pas kiliani u shpreh mirënjohje bardhezinjve për bashkëpunimin 4-vjeçar.
"Natyrisht që Juventusi më mungon. Në ato katër vite ne patëm një lidhje shpirtërore të ndërsjelltë. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët e mi te Juventusi", deklaron mesfushori i bavarezëve duke pohuar kontaktet me ishshokët e skuadrës,-
"Flas shpesh me ta. Herën e fundit kam folur me Martin Kaseres, si dhe Xhixhi Bufonin. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me ta. Jam i lumtur që do t'i takoj. Sigurisht nuk pres dhurata prej tyre para ndeshjes. Ndoshta pas duelit i mirëpres. Në Torino vij si lojtar i Bajernit dhe si lojtar profesionist do bëj të pamundurën të jem pjesë e finales në Milanos, si dhe të ngre trofeun që nuk arrita dot ta fitoj vitin e kaluar", përfundoi "luftëtari" amerikanojugor.
Përgatiti: ENIAR IBRO