e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo, sot prezent për Inter-Samp:Kthehem në San Siro jo për tu ulur në stol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo, sot prezent për Inter-Samp:Kthehem në San Siro jo për tu ulur në stol

Zhoze Murinjo kthehet në "San Siro", por jo për të marrë edhe një herë tjetër drejtimin e Interit.
murinjo interTrajneri portugez, aktualisht i papunë, është i ftuari i nderit i ish-presidentit dhe aksionarit të dytë të skuadrës, Masimo Morati, për ndeshjen Inter-Sampdoria, një ritakim të cilin udhëheqësi i tripletës në vitin 2010 e "pikturon" me fjalë të bukura dhe emocionuese:

"Do të qëndroj një ditë të plotë në Milano dhe për këtë më duhet të falënderoj personalisht presidentin tim, Masimo Moratin. Pasi u largova nga Interi, kam punuar fort dhe me kohë të plotë për Realin e Madridit dhe Çelsin, prandaj për mua ka qenë shumë e vështirë që të gjej një momentpër të darkuar me familjen Morati.

Prandaj, disa javë më parë komunikuam dhe vendosëm që të linim një takim në Milano, të darkonim dhe më pas të transferohemi në 'San Siro' si dy shpirtra interistë që jemi, duke shpresuar që në fund të shijojmë edhe një fitore të skuadrës.

Për mua, do të jetë një emocion i madh, 'SanSiro', tifozët interistë dhe një atmosferë që do më ringjallë shumë kujtime të bukura, ndonëse dua të sqaroj diçka: Nuk kthehem në Milano për të marrë drejtimin e skuadrës, apo një rol drejtuesi nga sezoni i ardhshëm.

Projekti aktual i Interit dhe i Erik Tohir ka në qendër të tij Roberto Mançinin, një ide që e mbështes plotësisht, por në të njëjtën kohë shpresoj që projekti i tij të përfundojë me një sukses të madh.

Dua të rishoh interistët të buzëqeshur, duke festuar dhe shpresoj që kjo do të ndodhë nesër (sot), kundër Sampdorias". I pyetur për të ardhmen e tij, Zhoze Murinjo shprehet:

"Nuk e di realisht se cili do të jetë klubi im i ardhshëm, por mund t'ju siguroj diçka: e dashuroj futbollin dhe do të kthehem në punë me të njëjtin pasion dhe ambicie që kam pasur gjithmonë. Në këtë moment, respektoj të gjithë trajnerët që aktualisht punojnë në skuadrat e tyre. Unë nuk jam në kërkim të një klubi, por janë klubet që më kërkojnë mua, kjo është e vërteta", përfundoi 53-vjeçari.