e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gëce: Gati të shpërthej, ja çfarë mësova nga Pep

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gëce: Gati të shpërthej, ja çfarë mësova nga Pep

Mario Gëce i ka dhënë fund "makthit" 4-mujor që e mbajti jashtë fushave. Mesfushori i Bajernit të My nihut është riaftësuar dhe mund të luajë që në ndeshjen e radhës së Bajernit të Mynihut.

geceAi flet për planet e tij, rolin e preferuar në fushën e lojës, se çfarë ka mësuar nga Guardiola, ndryshimet me trajnerët e tjerë, krahasimin me Mesin dhe dëshirën e madhe për të punuar me Ançelotin.

Sa i përket duelit me Juventusin, gjermani nuk e nënvlerëson për asnjë moment rivalin, madje kujton faktin që bardhezinjtë siguruan finalen vitin e kaluar, ndërkohë që askush nuk e priste...

Keni munguar për katër muaj për shkak dëmtimi. E keni lënë pas krahëve dëmtimin?

Po, tani ndihem mirë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kur ke një kohë të gjatë që nuk luan, të mungon ritmi i ndeshjeve. Por, kam besim te forma ime dhe besoj se do përshtatem shumë shpejt. Kam tri javë që stërvitem dhe jam i lumtur që këtë të shtunë do jem i gatshëm për të luajtur. Mezi po pres të shpërthej. Oliver Kahn ju ka kritikuar së fundmi. Ai ka thënë se nuk po jepni mjaftueshëm nga potenciali që zotëroni. Ka qenë e vështirë këta katër muajt e fundit (qesh). Për të dhënë një përgjigje serioze, mund të them se Oliver Kahn ka mendimin e tij. Unë personalisht nuk mendoj ashtu.

Pse?

Sepse unë po jap maksimumin. Gjithnjë mundohem që të rris cilësinë e lojës sime, shpenzoj shumë kohë duke u stërvitur, i kushtoj rëndësi të madhe dietës dhe rutinës ditore. Unë dua të realizoj objektivat e mia dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Që kur jeni transferuar në Mynih, thuhet se rendimenti dhe kontributi juaj ka qenë më i madh kur aktivizoheshit me Dortmundin.

Në fakt, statistikat tregojnë se ju jeni më efikas me Bajernin. Madje, keni mesatare më të lartë në shënimin e golave...

Nëse shikoni faktet, atëherë e kuptoni. Nuk e kuptoj se mendojnë që unë kam qenë më efikas te Dortmundi...

Ju bezdisin debate të tilla?

Sigurisht. Nuk është pozitive të ketë mendime të ndryshme, për të njëjtën temë. Ndonjëherë pyes veten: "A kanë të drejtë?". Por, pastaj shikoj shifrat dhe faktet dhe qetësohem (qesh). Është krijuar një përshtypje që ju keni qenë më shumë zëvendësues, sesa titullar me bavarezët.

Në fakt, sërish janë statistikat që tregojnë se në dy edicionet e kaluara keni qenë një nga titullarët më stabël...

Ky është një tjetër debat që kam dëgjuar dhe sërish çuditem. Unë nuk e di pse njerëzit mendojnë ashtu. Mbase duhet të jenë më të vëmendshëm në atë që bëj unë dhe pastaj të krijojnë opinionet e tyre. Pse mendoni se ndodh një gjë të tillë? Mbase sepse kanë pritshmëri shumë të mëdha tek unë. Nuk e di...

Sa rol ka ndikuar goli i finales së Botërorit te karriera juaj?

Të shënosh golin e fitores në finalen e Kupës së Botës nuk është një histori e vogël për t'u treguar (qesh). Është ëndrra e çdo futbollisti që të shpallesh kampion bote. Por që të jesh deciziv, është diçka e jashtëzakonshme dhe më ndodhi mua. Jam shumë krenar dhe i lumtur për atë gjë. Gjithsesi, u jam rikthyer sërish objektivave të radhës, pasi karriera e një futbollisti nuk mbyllet pas një kujtimi të bukur.

Prisni më shumë nga vetja pas atij goli?

Mos prisni që në çdo finale të jem unë ai që do shënojë golin e fitores (qesh). Unë jam stërvitur maksimalisht dhe siç e thashë më parë, mundohem që gjithnjë të përmirësohem. Nuk e kam ulur për asnjë moment ritmin. "Tregoji botës se ti je më i mirë se Lionel Mesi", ishte fjalia që ju tha Joakim Lëv në finalen kundër Argjentinës.

Ka ndikuar kjo që pritshmëritë mbi ju të rriten më tepër?

(Qesh) Ajo fjali më motivoi shumë në atë ndeshje. Mbase do kishte qenë më mirë që të mos e merrnin vesh mediat. Por, ajo që nuk e kuptoj aspak është krahasimi im me Mesin. Nuk ka sens. Jemi dy futbollistë totalisht të ndryshëm. Është si të krahasosh një mbrojtës me një sulmues.

Çfarë roli ka saktësisht në fushë Mario Gëce, sidomos në sistemin e Pep Guardiolës, i cili nuk luan me një organizator të mirëfilltë? Çfarë është një organizator?

Gjithçka varet nga sistemi që përdoret. Në modulin 4-3-3, unë ndihem më mirë si numër "8". Ndërsa në Dortmund kam qenë në pozicionin e 10-shit. Përshtatem në disa role.

Përshtypja e krijuar është se ju ndiheshit më mirë dhe shkëlqenit më shumë në modulin 4-2-3-1 të Klopit, sesa në atë 4-3-3 të Guardiolës. Jeni i të njëjtit mendim?

Mund të pyes Guardiolën nëse mund të ndryshojë modulin dhe unë të luaj si numër "10" në të ardhmen (qesh). Duke lënë mënjanë shakatë, ndihem më mirë në qendër. Jam i aftë të përshtatem në disa pozicione, por aty jam më i natyralizuar. Gjej më tepër hapësira në qendër, ose koordinohem më mirë edhe në pasime.

Ju keni deklaruar se dëshironit të stërviteshit patjetër nga Guardiola. Ia ka vlejtur kjo eksperiencë?

Unë kam mësuar diçka nga çdo trajner, si nga Lëv, Klop apo Guardiola. Nën drejtimin e Pep, jam përmirësuar sidomos në aspektin e taktikave. Ideja e tij e lojës, filozofia dhe lëvizjet pa top ishin gjëra që nuk i dija më parë. Ai e përgatit një ndeshje në detaje dhe e bën lojtarin të ndihet i gatshëm për çdo gjë që mund të presë gjatë duelit të radhës.

Ka shumë ndryshime midis tre trajnerëve që përmendët, Lëvit, Klopit dhe Guardiolës?

Nuk mund t'i krahasosh, pasi secili ka karakteristikat e tij. Do ishte më korrekte po të flas për teknikun aktual. Pep e përgatit pabesushmërisht mirë çdo duel të radhës. Ai na tregon se si lëviz kundërshtari, se çfarë duhet të presim prej tij, se kur mund ta godasim si duhet, se cilat janë pikat e dobëta. Është si rrobaqepësi, që merr masat në detaje të personit që do i presë kostumin. Neve na mbetet thjesht ta veshim atë. Nga ndeshja në ndeshje është thjesht si kapitulli i ri i një romani dhe është me të vërtetë interesante. Për këtë arsye, ai është një trajner shumë special.

Ju thatë pak më parë se jeni i përqendruar te realizimi i objektivave personale. Sa i kënaqur jeni deri tani me veten tuaj?

Unë dua të fitoj trofe dhe deri tani ia kam dalë me shumë sukses. Kam katër tituj kampionë të Gjermanisë dhe kam fituar Kupën e Botës, si me Bajernin, ashtu edhe me Kombëtaren. Jam vetëm 23 vjeç dhe kam shumë vite të tjera që më presin. Besoj do jenë të mbushur me suksese.

Si e vlerësoni ecurinë e skuadrës suaj këtë sezon?

Deri tani ka qenë e shkëlqyer, pasi është në kushte për të fituar të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Gjithsesi, tani është pjesa më e rëndësishme, ku nuk lejohet asnjë gabim. Po afron dueli me Juventusin.

Pak javë më parë, Bajerni cilësohej si favorit kryesor. A kanë ndikuar problemet e dëmtimeve për të rregulluar disi këtë ekuilibër?

Pavarësisht mungesave që mund të kemi, objektivi i Bajernit nuk ndryshon asnjëherë. Duam vetëm të kualifikohemi në raundin tjetër dhe të fitojmë kompeticionin. Nuk mendoj se ka diferenca të mëdha midis ekipeve, që të cilësosh njërën favorite absolute. Juventusi është klub i madh. Pastaj, kush e priste që Juvja do arrinte të ishte finaliste një vit më parë?Kjo tregon se nuk mund të bësh parashikime absolute.

Verën e kaluar u përfol për një largim të mundshëm nga Bajerni...

Nuk komentoj. Nuk është aspak me vend të flasësh për të ardhmen, ndërkohë që sapo jam kthyer nga një dëmtim që më mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Në fund të këtij edicioni, fillon një kapitull i ri te Bajerni. Largohet Guardiola dhe vjen Ançeloti. Mendoni se klubi ka gjetur pasardhësin e duhur të spanjollit?

Më kanë folur shumë, shumë mirë për të, sidomos nga Toni Kros. Ai u përshtat shkëlqyeshëm me Ançelotin, i cili është një trajner i madh dhe me shumë eksperiencë. Po e pres me shumë pozitivitet momentin kur ai do nisë punën me ne.